Oferta e LSD-së u reduktua në publikimin e fotove të vjetra dhe përhapjen e lajmeve të rreme, thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së.

Nga atje thonë se pasi LSD-ja e ka ushqyer nevojën e përditshme për gënjeshtra dhe manipulime duke nxjerrë fotografi të vjetra nga takimet, të fokusohemi në thelbi.

“Trump pati takime me Kim Jong Un, Biden me Putin, Vuçiç me Kurtin… Për LSD-në, politika është reduktuar dukshëm në vetëm gënjeshtra dhe vjedhje. Në botën normale, ajo reduktohet në bindje me argumente, duke argumentuar me fakte.

Sado që LSD të mundohet, sado që publikon foto të vjetra nga takimet me politikanë bullgarë, fakti i pashlyeshëm është se LSD është reduktuar në qen qimedredhur të politikës bullgare në Maqedoni”, thonë nga VMRO-DPMNE.