Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë u mbajt takimi i dytë i drejtorëve politikë të pjesëmarrësve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe të Bashkimit Evropian, njoftojnë nga MPJ.

Maqedonia e Veriut, thuhet në njoftim, kryeson me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në periudhën korrik 2023 – qershor 2024, nën moton “Tejkalojmë ndarjet, ndërtojmë besim”.

“Në takim u shkëmbyen mendime për çështjet aktuale me interes për rajonin dhe ndikimin e tyre në bashkëpunimin rajonal, Planin për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor të Bashkimit Evropian dhe ndikimin e situatës aktuale gjeopolitike në procesin e integrimit evropian, për mbështetjen e integrimit evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes bashkëpunimit ndërmjet pjesëmarrësve në proces, si dhe për aktivitetet aktuale të kryesimit të Maqedonisë me këtë iniciativë”, thonë nga MPJ.

Republika e Maqedonisë, shtojnë nga atje, është pjesëmarrëse në Proces që nga formimi i tij dhe kryeson për herë të tretë, pas kryesimeve në vitet 2000-2001 dhe 2012-2013.