Çokollata “Milka Oreo” prej 37 gramësh po tërhiqet nga dyqanet për shkak të pranisë së pjesëve plastike, njofton Agjencia e Ushqimit të Maqedonisë.

Çokollata bar prodhohet në “Mondelez Polska Porduction SP ZOO”, ndërsa importohet nga operatori ushqimor “TD Nelt”. Numri serial i produkteve të tërhequra është OSK0934652 dhe ka një datë skadence më 18.08.2024.