Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 207 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në 24 orët e fundit, në sulmet ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 47 palestinezë, ndërsa 61 të tjerë janë plagosur.

Që nga 7 tetori e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 34.535, ndërsa i të plagosurve në 77.704.

Gjithashtu, në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.