19 vjeçarja, nga një fshati i rrethit të Gostivarit, djembrëma (24-dhjetor) rrethë orës 21.00, ka denoncuar se pasdite rreth orës 18.00, duke udhëtuar e vetme me taksi furgon, të cilin e ka drejtuar 41-vjeçari F.K. nga fshati Gradec, i njëjti ka tentuar që ta dhunoj. E frikësuar, e njëjta ka kërkuar që personi të ndaloj furgonin, ka hapur derën e furgonit dhe ka ikur duke vrapuar.

Më vonë F.K. është privuar nga liria, dhe është mbajtur në Stacionin policor, për zbardhjen e plotë të rastit, ku është njoftuar edhe Prokurori publik.