Vlerësimi i vëzhguesve të OSBE/ODIHR dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për zgjedhjet e djeshme në përgjithësi është pozitiv. Vërejtjet e tyre i referohen fushatës negative zgjedhore ditëve të fundit, votimit familjar dhe problemet me numërimin e votave në 10 për qind të qendrave të votimit.

Ajo tha se ndryshimet e fundit në Kodin zgjedhor u bënë përmes një procesi ku mungonte transparenca dhe konsultimi publik.

Misioni vëzhgues ndërkombëtar do të ndjekë edhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale bashkë me zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ndërsa vlerësimi përfundimtar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të shpallet dy ose tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve.