“Top Channel”, ka dhënë një lajm të rremë. Ky televizion raportoi se kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Arben Taravari ka zhvilluar një takim të fshehtë me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrin teknik, Talat Xhaferri. Sipas “Top Channel”, Ahmeti i kishte bërë një ofertë Taravarit pas humbjes që pësoi në zgjedhjet presidenciale.

Televizioni i inceneratorëve mashtron dhe fshin lajmin/ Arben Taravari:

Por, ky raportim ra poshtë, pasi kreu i Aleancës për Shqiptarët tha se se “Top Channel” po gënjen dhe po bën fake news.

“Me keqardhje mësova sot nga një media tepër serioze e Shqipërisë siç është ‘Top Channel’ se unë qenkam takuar mbrëmë me z.Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së, për të dëgjuar ofertë nga z.Ahmeti. Jo, nuk është e vërtetë. Kushdo që e ka çuar këtë lajm në ‘Top Channel’ gënjen. Unë mbrëmë u urova me ekipin tim dhe të qetë sot vazhdojmë punën tonë Drejt Ndryshimit! Me ofertat e Ahmetit unë jam mësuar dhe mendoj se nuk do të ishte habi të më vinte një e tillë, por ky lajm është i rremë. Ofertat nuk kalojnë te unë!”, shkruan kreu i Aleancës për Shqiptarët.

Televizioni i inceneratorëve mashtron dhe fshin lajmin/ Arben Taravari:

Pas kësaj edhe “Top Channel”, reagoj shpejt duke fshirë lajmin.

Televizioni i inceneratorëve mashtron dhe fshin lajmin/ Arben Taravari: