Në dy raste të ndara, në Kavadar dhe Manastir gjenden persona të vdekur, njëri në shtpi, e tjetri në rrugë.

Sipas policisë, një 55 vjeçarë nga Kavadari ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me urdhër të prokurorit, trupi i tij është dorëzuar për obduksion për të vërtetuar shkaqet e vdekjes.

Ndëra në Manastir, në rrugë u gjet i vdekur një 57 vjeçarë, pa ndonjë shenjë dhune të ushtruar mbi trup. Ndaj trupit të tij do të ketë obduksion.