Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Gostivar-Kërçovë. Nga pamjet shihet se një makinë është e dëmtuar shumë derisa nuk ka ende njoftim se a ka viktima. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes kurse trafiku është rënduar pasi lëvizja bëhet veç në një anë të rrugës. Njoftojmë se aksidenti ka ndodhur pak kilometra pas daljes nga Gostivari.