Më 1 maj 2019, rreth orës 23:00 në SBP-Shkup është raportuar se dy persona të panjohur në rrugën “Brsjaçka Buna”, duke përdorur forcë, kanë grabitur personin N.B. (49) nga Tetova.

Grabitësit kanë marrë paratë dhe celularin e tetovarit. 49 vjeçari është dërguar në Qendrën Klinike për trajtim mjekësor.

Policia po punon për zbardhjen e rastit.