Me vendosjen e luleve para monumentit të hebrenjve të deportuar në pllajën para Qendrës përkujtimore të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia, me ndezjen e gjashtë qirinjve përkujtimorë në hapësirat e Qendrës dhe me hapjen e ekspozitës “Holokausiti ndër prizmin e syve të fëmijëve” sot u shënua Jom Ashoa – Dita kombëtare përkujtimore e holokaustit.

Kjo ditë shënohet në përkujtimin e betejës së hebrenjve në Geton e Varshavës në vitin 1943 dhe ditën përkujtimore të gjashtë milionë viktimave hebraike nga terrori nazist. Gjashtë qirinjtë përkujtimorë i ka ndezur kryetari i Fondit të holokaustit të hebrenjve, Bllagoja Mlladenovski, ndërsa lule para monumentit kanë vendosur përfaqësues të bashkësisë hebraike, të Fondit të holokaustit të hebrenjve dhe të disa ambasadave.

Sekretarja e përgjithshme e Bashkësisë hebraike, Jana Niçota në fjalimin para të pranishmëve tha se nderohen viktimat e holokaustit dhe i përkujtojnë gjeneratat e reja për leksionet që duhet të mësohen nga e kaluara. Theksoi se sot ekziston nevojë gjithnjë e më e madhe nga përfshirja e edukimit për holokaustin para së gjithash në shkollimin shtetëror, por edhe përmes arsimit joformal.

Koordinuesja e projektit Maja Szsha në hapjen e ekspozitës “Holokausti në prizmin e syve të fëmijëve” tha se nga 100 krijime figurative në kuadër të projektit, janë ekspozuar 65 më të mirat të fëmijëve nga shkollat fillore në shtet.