Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka vazhduar dje (16.04.2024) me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 gjoba, prej të cilave: 23 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, pesë sanksione për kalim në semafor të kuq, nëntë gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

“Kontrollet në qarkullimin rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së