Sot pasdite janë rrahur tre policë në Shuto Orizari  të Shkupit.

Dy oficerë të policisë dhe një trajnues policie kanë shkuar në Shuto Orizarë për ta marrë të dashurën e trajnuesit policor dhe banorët e zonës kanë menduar se bëhet fjalë për rrëmbim, pas së cilës ata kanë rrahur policët dhe kanë demoluar plotësisht makinën e tyre.

Të tre janë në Klinikë, njëri prej të treve është në luftë për për jetën.

Tek vendi i ngjarjes janë dërguar ekipet speciale për intervenim të shpejtë të njesitit “EBR”.