Policia ka njoftuar se është gjetur trupi i pajetë i një femre, dje rreth orës 17:00  në afërsi të fshatit Gorno Konskos të Ohrit. Sipas informacioneve fillestare të konfirmuara nga policia, në trupin e gruas nuk ka pasur gjurmë të dukshme të dhunës. Në vendin e ngjarjes, një prokuror publik është angazhuar që të sqarojë rrethanat dhe arsyet e vdekjes.