Nga Bashkia e Shkupit deklarojnë se “fondet e parashikuara për subvencionimin e blerjes së trotinetve elektrik janë harxhuar, gjegjësisht sot deri në orën 12 kanë mbërritur rreth 200 kërkesa.

Nga atje shtojnë se kërkesa të tjera nga qytetarët për subvencione për trotinetët elektronike nuk do të pranohen.

Thirrja publike për biçikleta është ende e hapur.

Qyteti i Shkupit dje publikoi dy thirrje publike për subvencione për blerjen e trotinetëve elektrikë dhe biçikletave.

Buxheti për subvencione për blerjen e trotinetëve elektrik ishte 1.5 milion denarë.