Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, në periudhën prej orës 6:00 deri në mesnatë, ka bërë kontroll të shtuar të veprimit për zbulimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes me automjete në rrethinën e Shkupit.

Gjatë kontrolleve janë zbuluar 52 shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë e vozitjes. Janë zbuluar edhe 58 raste tjera të thyerjes së rregullave në komunikacion për të cilët janë lëshuar 36 urdhërpagesa të obligueshme dhe 22 urdhërpagesa për kundërvajtje.

Gjithashtu gjatë aksionit kontrollues policia ka zbuluar edhe 20 raste të shkeljes së rregullave në komunikacion nga ana e motoçiklistët.