Patrulla të përforcuara policore në qendër të Shkupit për parandalimin e vjedhjeve dhe rrahjeve gjatë kohës së festave.

Prania e përforcuar policore është e dukshme këto ditë në pjesët më frekuentuese në Shkup. Patrulla policore dhe automjete, ka në kafenetë në Debar Mëhallë, në Sheshin Maqedonia, rreth dhe në qendrat tregtare.

Nga policia thonë se këto patrulla janë sistemuar për parandalim të vjedhjeve, rrahjeve apo incidenteve tjera në prag të festave, kur të gjithë shkojnë në shoping, por edhe organizohen ahengje.