Pa ujë sot nga ora 9 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Metodia Andonov – Çento”, ndërtesat me numër 72, 74 dhe 76 në Komunën e Gazi Babës.

Siç informon NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të kyçjes së ujit në rrugën “Metodia Andonov – Çento” numër 75a.

Për shkak të kyçjes së ujit në rrugën “Dane Krapçev” nr. 19 në Komunën Qendër, pa ujë sot nga ora 10 do të jenë një pjesë e konsumatorëve që gjenden në rrugët “Dane Krapçev”, “Debarca” dhe “Sllavka Nediq””.

Konsumatorët do të jenë pa ujë deri në përfundimin e riparimit të ndërhyrjeve.