NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Departamentin për kontroll sanitar.

Siç njoftojnë nga NP, sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 11.12.2023 deri më 15.12.2023 ka marrë 194 mostra për fiziko-kimike.

Dhe 194 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 49 pika matëse në Qytetin e Shkupit”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.