Dhjetë persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion policor që po zhvillohet në zonën e Shkupit. Në aksion, siç mëson “360 gradë”, janë bastisur disa kompani të Shkupit për shkak të krimit ekonomik. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se ka aksion policor, por më shumë detaje do të njoftohen gjatë ditës.