Sa i përket helikopterëve dua të komentoj në disa aspekte, gjëja e parë është nëse Maqedonia aktualisht ka nevojë për helikopterë transportues, sepse për ta ditur opinioni, këto janë helikopterë që do të jenë për transport të personelit dhe ushtarëve, dhe helikopterë luftarakë. tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski gjatë vizitës së tij në Prilep, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me blerjen e helikopterëve nga Ministria e Mbrojtjes.

Nikolloski theksoi se me një blerje të tillë nuk përmirësohet gatishmëria mbrojtëse e Maqedonisë dhe ushtrisë, dhe se shpenzimi i 250 milionëve për këtë është humbje.

Në të njëjtën kohë themi se do të investojmë 250 milionë euro në të gjitha komunat në Maqedoni. Nëse nuk i shpenzojnë paratë vetëm për këtë, për një vit të gjitha komunat në Maqedoni do të mund të fillojnë me ringjalljen dhe zgjidhjen e problemeve dekadash të qytetarëve. Ministri i Mbrojtjes i detyrohet opinionit një përgjigje se si është e mundur që në periudhën zgjedhore që tashmë ka filluar, janë shpallur zgjedhjet, të bëhet një prokurim kaq i madh publik që duhet ta paguajë qeveria e ardhshme, tha Nikolloski.

Nikoloski po ashtu thotë se duhet të përgjigjet se pse dhe si është zgjedhur pikërisht kjo kompani Leonardo nga Italia dhe nuk janë zgjedhur kompani të tjera, kanë konkurruar një konsorcium i madh franko-gjerman, një prodhues suedez dhe një amerikan.

Pse u zgjodh pikërisht Leonardo, dhe a është arsyeja e zgjedhjes skandali i madh korruptiv që ishte i pari i qeverisë së Zoran Zaev, që është prokurimi i një sistemi radari nga kompania Leonardo, që sipas bisedave që kemi dëgjuar në publik, kushtoi 1 milion euro më shumë se vlera e parashikuar për të cilën përfundoi në burg sekretari i përgjithshëm i atëhershëm i qeverisë Dragi Rashkovski. Prokurimi i është dhënë një kompanie që tashmë është e lidhur me një skandal të madh në Maqedoni. Kjo tregon shpenzime të kota dhe për këtë do të ketë përgjegjësi nëse shkelet ligji, theksoi Nikolloski.