Ministria e Punëve të Brendshme dje ka kryer kontroll aksionar në territorin e vendit për sanksionimin e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 207 shoferë.

Prej tyre, siç kumtoi sot MPB-ja, shtatë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse një shofer me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit është konstatuar se 70 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vendeve të banimit kurse 113 shoferë jashtë vendeve të banimit.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.