Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 141 masa, nga të cilat 59 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.