Qeveria e Maqedonisë së shpejti do të shpenzojë 1.6 milionë euro për të marrë me qira 45 makina të reja të klasit të lartë me vëllim mbi 2000 metra kub.

Një vendim i tillë shkaktoi protesta dhe reagime në opinion, aq më tepër që qytetarët përballen me pasiguri ekonomike dhe mungesë fondesh për nevojat elementare.Ata thonë se Qeveria duhet të jetë e përgjegjshme ndaj qytetarëve dhe të ketë parasysh nevojat dhe sfidat e tyre.

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, nga ana tjetër, në lidhje me marrjen e automjeteve të reja me qira nga Qeveria, thotë se kjo nuk është risi dhe se është praktikë e vendosur.

Sipas tij, lizingu është më i lirë se blerja e automjeteve në pronësi sepse, siç tha ai, për kohëzgjatjen e qirasë ose sipas kohës ose për kilometër të kaluar për automjet, garancia dhe mirëmbajtja është përgjegjësi e ofruesit të shërbimit dhe jo e kërkuesit.