Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë pasi ka përmbledhur vizitën e ministrit gjerman të Mbrojtjes, Borius Pistorius, në Kosovë, ka shkruar  se Gjermania mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës në integritetin territorial, por në të njëjtë kohë ka adresuar edhe një vërejtje ndaj qeverisë Kurti. Gjermania mbetet partneri i palëkundur dhe mik i ngushtë i Kosovës, duke riafirmuar mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës.

Megjithatë, ministri kërkon kujdes nga Qeveria e Kosovës, që të përmbahet  nga veprimet e njëanshme, duke theksuar rëndësinë e adresimit të çështjeve përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, ka porositur  Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.