Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ndau çmimin “Ilinden” dhe çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” me rastin e pesëmbëdhjet vjetorit të themelimit të Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, organet drejtuese të saj dhe Kryetari z. Nikolla Gjurgjaj sollën vendim për dhënjen e çmimit “Ilinden” dhe çertifikatës së mirënjohjes “Ilinden”. Çmimet dhe çertifikatat e mirënjohjes u jepen individëve për meritat e tyre të veçanta për angazhim në aktivitete që synojnë ruajtjen e identitetit maqedonas të anëtarëve të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Nga të propozuarit u zgjodhën persona të cilët me angazhimin e tyre kontribuan për Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipëri dhe për Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Çmimin “Ilinden” dhe çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” jepen dhe dorëzohen personalisht nga Kryetari i Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Këtë vit çmimin “Ilinden” i jepet:

  1. “Nova Makedonija” – Gazeta e parë ditore në gjuhën maqedonase që nga viti 1944 – Shkup, Republika e Maqedonisë

Këtë vit çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” i jepet:

  1. Jovan Shkëmbi – Këshilltar i Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian në Këshillin Bashkiak Pogradec dhe përfaqësues në Këshillin e Qarkut Korçë
  2. Zhivko Lazarov – Kryetar i Klubit maqedonas “Ilinden”- Lacen, Gjermani
  3. Vesna Mojsova – Çepishevska – Profesore në Fakultetin Filologjik “Blazhe Koneski”, ish-drejtore e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup, Republika e Maqedonisë
  4. Ivan Antonovski – Asistent në Fakultetin Filologjik “Blazhe Koneski” në Universitetin “Shë. Kirili dhe Metodi” në Shkup, Republika e Maqedonisë
  5. Dejan Kosteski – Kryetar i Klubit të Hendbollit “Enhalon”, Strugë, Republika e Maqedonisë
  6. Dalibor Stankoviq – Gazetar në gazetën “Nova Makedonija”- Shkup, Republika e Maqedonisë

Kryetari i Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj përgëzon dhe falënderon fituesit e çmimeve për vitin 2024 me shpresën se do të shërbej si një nxitje për angazhimin e mëtejshëm të tyre për të punuar në interes të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar  Nikolla Gjurgjaj