Partia Socialiste e Shqipërisë ka rrëzuar propozimin e Lulzim Bashës për t’i dhënë 50 milionë dollarë ndihmë Kosovës. Votimi është realizuar në seancën plenare të së enjtes në Parlamentin e Shqipërisë. Pas rrëzimit të amendamentit, Lulzim Basha së bashku me Enkelejd Alibeajn dhe deputetët që e mbështesin janë larguar nga seanca.