Ueb faqja “Më gjej” – najdime.org.mk, e cila është pjesë e sistemit të paralajmërimit të hershëm të fëmijëve të humbur në Maqedoninë e Veriut. Ueb faqja do të jetë në dispozicion në gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe dhe rome. Në të do të mund të alarmohet për fëmijët e humbur me qëllim që të zvogëlohet rreziku i zhdukjes dhe të përshpejtohet procesi i gjetjes së fëmijëve të humbur.

Ky pilot-projekt për paralajmërim të hershëm të fëmijëve të humbur, në kuadër të së cilit është edhe ueb faqja “najdime.org.mk”, në periudhë prej një viti e gjysmë është zbatuar nga shoqata “Gazetarët për të drejtat e njeriut”, dhe do të funksionojë me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Në konferencën përmbyllëse të pilot-projektit, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se nuk ka dilema se përse vendi duhet të ketë një sistem për paralajmërim të hershëm të fëmijëve të zhdukur.

Ministri tha se sistemi arsimor ka një rol të rëndësishëm në paralajmërimin e hershëm të fëmijëve të zhdukur dhe shtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vendos në dispozicion të gjithë kapacitetin e saj për zhvillimin e këtij sistemi.

Çdokush nga kudo, do të mund të raportojë një person të humbur, mirëpo raportimi fillimisht nuk do të mund të shihet publikisht. Personat që qëndrojnë pas ueb faqes do t’i shqyrtojnë të dhënat e marra për personin e humbur dhe do t’i raportojnë ato te Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe pas konfirmimit të MPB-së, identiteti i fëmijës së humbur do të publikohet zyrtarisht në ueb faqe.