Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri më sot kanë mbërritur 1.300 aplikacione elektronike për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme parlamentare (8 maj) dhe presidenciale (24 prill).

Sipas të dhënave nga ueb-faqja e KSHZ-së, nga numri i përgjithshëm i aplikacioneve, deri më tani janë pranuar 917 aplikacione, janë refuzuar 138, ndërsa në proces të shqyrtimit janë 245 aplikacione.

Sipas Rregullores së KSHZ-së, dorëzimi i kërkesave për votim në zgjedhje është deri më 18 mars.

Gjithashtu është duke u zhvilluar edhe inspektimi i Listës Zgjedhore, të cilin qytetarët mund ta bëjnë në drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së dhe në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Komisionit. Por, deri më 19 mars në KSHZ, duhet të dorëzohen listat e kandidatëve të kandidatëve për president. Nënshkrime për të kandiduar mblodhën shtatë kandidatë.