Barcelona po vazhdon me formën e mirë në La Liga, pasi sonte regjistroi edhe fitoren e katërt radhazi për t’u ngjitur në pozitën e tretë në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore bindëse ndaj Osasunas, në kuadër të javës së 28-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 4-0.

Ferran Torres shkëlqeu në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola në minutat 14 dhe 21. Spanjolli golin e parë e shënoi nga pika e bardhë.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi golin e tretë për katalunasit në minutën e 27-të, teksa Riqui Puig vulosi fitoren në minutën e 75-të.

Barcelona me 51 pikë renditet e treta në tabelë, aq sa ka edhe Atletico Madridi një pozitë më poshtë. Por, Barça ka një ndeshje më pak.

Ndërkaq, Osasuna me 35 pikë ndodhet në pozitën e 11-të.