Një burrë u gjet i vdekur dhe 25 persona të tjerë u shpëtuan nga një varkë gjysmë e fundosur që transportonte emigrantë, në zonën detare të Karlovasos Samos.

Fundosja e anijes ndodhi mëngjesin e së dielës së 28 prillit, në rrethana të paqarta, ku rojet bregdetare kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer operacionin e shpëtimit, pas mesazhit të dërguar nga emigrantët.

Ekipi i shpëtimit gjeti trupin e një burri, i cili u mor nga një ambulancë dhe u dërgua në spitalin lokal, 25 emigrantë të tjerë u shpëtuan, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar në portin Vatheos.