“Pas një ndeshjeje të gjatë tenisi që zgjati më shumë se njëzet vjet, më në fund po i hedhim raketat tona. Ne bashkërisht kërkuam t’i jepnim fund martesës sonë”, shkruan dyshja krahas fotove të tyre të veshur me rroba tenisi

Ylli i filmit të famshëm “Borat”, Saša Baron Cohen dhe gruaja e tij Isla Fischer u ndanë pas 14 vitesh martesë dhe tre fëmijëve.

Aktori britanik dhe aktorja australiane u ndanë pa bujë, por çifti ende ka vazhduar të ndjekë disa evente së bashku.

Isla Fischer ka konfirmuar divorcin në profilin e saj në Instagram, me fjalët e mëposhtme:

“Pas një ndeshjeje të gjatë tenisi prej më shumë se 20 vitesh, më në fund po i lëmë raketat tona. Në vitin 2023, bashkërisht kërkuam t’i jepnim fund martesës sonë.

Ne gjithmonë e kemi pasur prioritet privatësinë tonë dhe po punojmë në heshtje për këtë ndryshim.

Ndajmë përkushtimin tonë dhe dashuria për fëmijët tanë mbetet përgjithmonë…

E vlerësojmë sinqerisht që respektoni dëshirën e familjes sonë për privatësi.”

Baron Cohen dhe Fisher u martuan në vitin 2010 dhe kanë tre fëmijë. Ish-çifti kanë mbajtur shumë larg vëmendjes martesën dhe familjen e tyre gjatë viteve.