Barazimi me Moldavinë si dhe humbja në përballjen me Malin e Zi, përfaqësuesen e Maqedonisë do ta kushtojnë me humbje të një pozite. Maqedonia në renditjen e fundit ishte e 68-ta, ndërsa në renditjen e muajit mars do bie në pozitën e 69-të. Sa i përket pikëve Maqedonia vazhdon të ketë numrin e njëjtë ashtu si në muajin e kaluar 1362.17

Në “Top 10” nuk pati ndryshime në renditje, me kampionen e botës, Argjentinën, që vazhdon të prijë, e ndjekur nga nënkampionia botërore Franca. Kurse, podiumin e mbyll kombëtarja e Anglisë, e cila është në formë kulmore. Në dhjetëshen e parë i shohim edhe Belgjikën, Brazilin, Holandën, Portugalinë, Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.