Pas trazirave në opinion për transportin publik dhe pezullimin e shërbimit të transportuesve privatë, me mendimin e saj doli edhe kryetarja Danella Arsovska, e cila theksoi se edhe kompanitë private kanë obligime të cilat nuk i kanë respektuar që nga viti 2017.

Arsovska theksoi se nuk do të marrë pjesë në krim dhe kërkon zbatimin konsekuent të dispozitave ligjore.

“Fillimisht, më lejoni të përgënjeshtroj lajmet e rreme të ditëve të kaluara, për të cilat, pavarësisht qartësimit të sfidave, është qartësisht i nevojshëm një sqarim i detajuar për të ndaluar manipulimet që individët bëjnë në publik për të mbrojtur interesin e tyre personal. Mirëpo, publiku duhet t’i dijë arsyet e vërteta që dikush provokon qëllimisht dhe ne sot do ta zbulojmë dhe ekspozojmë këtë qëllim.
Do të përpiqem të shpjegoj sistemin funksional në formën më të thjeshtuar. NTP Shkup lidh marrëveshje me transportuesit privatë, në rastin e “Makekspres” dhe “Slloboda Prevoz”, në bazë të të cilave NTP ka obligim t’u paguajë transportuesve privatë nga një euro, dhe tani pas rritjes së derivateve, 1.5 euro për një kilometër. Ky obligim kushton rreth 24 milionë denarë në muaj, por nga kjo shumë duhet të hiqet shuma që transportuesit privatë e kanë bërë nga shitja e biletave të vozitjes” tha Arsovska.

Ajo shtoi se transportuesit privatë, sipas nenit 5 të kontratës së tyre, kanë obligim që biletat e shitura t’i konfirmojnë me llogari fiskale dhe t’i vërtetojnë në sistemin e integruar me NTP Shkup. Kur e bëjnë këtë, nga shuma totale që NTP Shkup i detyrohet për një kilometër eksporti, zbritet shuma që kanë bërë transportuesit privatë nga biletat e shitura