Mbrëmë rreth orës 20:15 minuta zyrtarë policorë kanë privuar nga Liria 44 vjeçarin G.S. nga Shkupi i cili kërkohej me flet-arrest për vuajtje të dënimit për veprën penale “lëndime trupore”, që është e dënueshme në bazë të Nenit 130 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Menjëherë pas arrestimit, diku rreth orës 21:00 personi i arrestuar është dërguar në Burgun e Shutkës për vuajtje të dënimit.