Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (08.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 271 gjoba dhe atë 38 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 32 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 10 gjoba për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka sanksionuar edh katër motoçiklistë si dhe 41 vozitës për parkim të parregullt.

Nga MPB njoftojnë se edhe në ditët në vazhdim vazhdojnë kontrollet e shtuara, andaj apelojnë deri tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat me qëllim që të rritet siguria në trafik.