Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (05.11) vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacioni.

“Vetëm në Shkup janë shqiptuar gjithsej 230 masa edhe atë 15 për vozitja pa leje vozitje, 16 masa për mosregjistrim të automjeteve dhe defekteve në automjete, 77 dënime për parkim jo të rregult dhe 29 dënime për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata shtojnë se këto kontrolle do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.