Dokumentari “Ura miqësie me vargje poetike” përmledh poezi të poetes tetovare Sadije Aliti, poezi të realizuara në kohë pandemie e karantine 2020/2021, është promovuar dit më parë në rrjetet sociale. Projekti virtual u realizua gjatë kohës së pandemisë dhe karantinës dhe është finalizuar në një dokumentar kolazh poetik nga Sadije Aliti. Poezitë e poetes janë përkthyer në disa gjuhë dhe në ato gjuhë që janë përkthyer, njerëz të profesioneve të ndryshme, në shtete të ndryshme kanë reciatuar poezitë dhe në kushte shtëpiake e karantine me teknologjinë që kanë poseduar kanë bërë video-audio incizime të cilat janë paraqitur në rrejtet sociale gjatë kohës së karantinës. Vargu poetik udhtoi nga Amerika, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Rumunia, Turqia, Danimarka, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Italia, Austria, Arabia Saudite, Maqedonia, dhe vende të tjera. Vargu poetik u recitua në gjuhën shqipe, maqedone, angleze, italiane, gjermane, frenge, rumune, hungareze, sllovene, serbe, malazeze, kroate, suedeze, norvegjeze, daneze, greke, turke, arabe, ruse, bullgare, e të tjera.
Autorja Sadije Aliti, theksoi se janë përfshirë njerëz të profesioneve të ndryshme, aktor profesional, poet, shkrimtar, gazetar, përkthyes, nxënës, profesor, këngëtar , miq të poetes që përkrahën idnenë e bashkëpunimit gjatë asaj kohe.
Produksioni Himedia, bëri skenarin dhe montazhin e materialit, Ilir Halimi është përkujdesur edhe për dizajnin që të jep një atmosferë relaksi me ambient libri e drite dhe me flamujt e shteteve në atë gjuhë që edhe recitohet poezia. Edhe në kushte karantine arti e peozia kanë bukurinë e tyre dhe janë relaks i vërtetë në këto kohë të vështira. Vargu dhe peozia janë dritare e botës shpirtërore.
Poezia flet në të gjitha gjuhët e botës, flet në të gjitha kulturat e popujve. Poezia ofron njerëzit, bashkëpunimin dhe respektin mes shteteve e popujve në botë. E tërë kjo me qëllim që t’i jep një hov lëvizjes për barazi e bashkëpunim ndërkultuor e ndërnjerëzor.