Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori” shpalli konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori” në vitin 2024, kumtoi Ministria e Kulturës.

Me çmimin shtetëror “23 Tetori” jepet vlerësimi më i lartë për arritjet afatgjata në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Çmimi shtetëror u jepet individëve, grupeve të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve.

Konkursi zgjat nga data 1 deri më 30 prill të vitit 2024.

I gjithë konkursi është publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës në linkun në vijim: Çmimi Shtetëror “23 Tetori” – Ministria e Kulturës (kultura.gov.mk).