Në Strugë mbrëmë përfundoi edicioni i 60-të i festivalit ndërkombëtar “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”.

Çmimin “Vëllezërit Milladinovi” e fitoi poetja Lidija Dimkovska me përmbledhjen “Situatë kufiri”, ndërsa çmimin “Urat e Strugës” e fitoi poeti Vladan Kreckoviq për përmbledhjen “Paris-Teksas”.

Për shkak të pandemisë, manifestimi u mbajt nën protokolle të rrepta në ambient të kontrolluar, e jo si vitet e tjera në “Urën e poezisë”. Situata Covid pamundësiu sivjet edhe pjesmarrjen në festival të fitueses së “Kurorës së Artë”, poetes britanike Kerol En Dafi.