Një tërmet që për momentin nuk dihet se sa shkallë ishte ka goditur sot Kosovën

Lëkundjet e tokës janë dëgjuar rreth orës 3:55 të mëngjesit në Prishtinë dhe kanë zgjatur prej 1-15 sekonda.

Lëkundje të tjera ka pasur edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Sipas qendrës europiane të tërmeteve epiqendra e tërmetit është në Koman të Shqipërisë dhe shkalla e tërmetit është 6.3 të rihterit.

Dridhjet janë dëgjuar edhe në Shkup të Maqedonisë.