Sot janë Pashkët, një nga festat më të mëdha të krishtera. Besimtarët orthodoksë sot e festojnë këtë festë sipas kalendarit Julian – ringjalljen e Jezu Krishtit.

Pashka është një festë që feston kthimin e Jezusit në jetë – ringjalljen.

Sipas besimit të krishterë, kjo ka ndodhur në ditën e tretë pas vdekjes së tij, duke përfshirë ditën e vdekjes së tij, dmth. të dielën e parë pas të Premtes së Madhe. Është një festë e ndryshueshme. Për të krishterët lindorë, Pashkët mund të bien që më 4 prill dhe deri në 8 maj, dhe për të krishterët perëndimorë është gjithmonë midis 22 marsit dhe 25 prillit.