Një ndërtesë gjashtë katëshe është shembur plotësisht në zonën e Golemit në Durrës.

Raportohet se nën rrënoja ka persona të bllokuar. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, të ndihmuar edhe nga banorët si dhe një fadromë po punojnë për heqjen e inerteve.

Të paktën një prej personave ndodhet i bllokuar nën rrënoja. Ai ka arritur të komunikojë në telefon me familjarët që ndodhen jashtë.