Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore sot ka shënuar 4 majin – ditën e shërbimeve pagesore, duke njoftuar që vazhdimisht ka rritje buxheti i pagesave që kryen nga qytetarët nëpër rrugët e Maqedonisë.

“Në vitin 2020 nga mjetet e grumbulluara në bazë të taksave rrugore janë realizuar të ardhura totale në vlerë prej 34 milionë euro, në vitin 2021 mbi 46 milionë euro, në vitin 2022 shuma është mbi 53 milionë euro ndërsa vitin 2023 e përmbyllëm me 62 milionë euro”, raportoi Ndërmarrja, duke premtuar që këto mjete shfrytëzohen për rrugë të reja dhe moderne.

Ndërmarrja në Ditën e shërbimeve pagesore përkujtoi që 37 vjet më parë u arkëtua bileta e parë e automjetit të parë që kaloi në një nga tre pikat pagesore.

“Qëllimi ynë është ai që ka filluar vitin e kaluar, projekti për modernizimin e pikë pagesave në Korridorin 8, Gllumovë dhe Zhelinë që këtë vit ta përfundojmë me sukses”, paralajmëroi Ndërmarrja.