Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot edhe zyrtarisht u shpall qytetar nderi i Tiranës, Ahmeti tha se këtë nder e ndan me të gjithë bashkëluftëtarët e tij, patriotët, të burgosurit politik në Maqedoninë dhe në Kosovës, por edhe dëshmorët dhe viktimat e dy luftërave.

“Kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, e Zahir Pajazitit, Tirana edhe e Femi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit. Kjo nënë, Tirana, Shqipëria, ka qenë e varfër, por neve na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj, me qindra janë dëshmorë, hero të kombit, që nëna këtu, në prehrin e vet i ka mbajtur. Unë e njoh Tiranën e 91-shit, dhe sot nuk e njoh Tiranën e 2024, humbem në atë Tiranë, nuk e di ku jam. Tirana është një Tiranë tjetër krejtësisht, dhe kjo nuk më gëzon mua, por çdo shqiptar që vjen e viziton. Do të përpiqem Erijon që të jem qytetar i disiplinuar”, tha mes tjerash Ahmeti.