Gjatw mbrwmjes sw djeshme mwsohet tw jetw shoqwruar nw polici Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranws”.

Hermesi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Ai akuzohet se ka shfrytëzuar disa vajza për prostitucion në një qendër estetike në kryeqytet.

Pak kohë më parë Nikaj njoftoi se kishte hapur një qendër estetike në Tiranë, por është ende e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtën.

Mësohet se Nikaj luante rolin e menaxherit të vajzave, teksa bashkë me të janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Vajzat prostituonin me klientë kundrejt pagesave të ndryshme nga 100-500 euro, dhe disa prej tyre shfrytëzoheshin si eskorta në klubet e natës.

“Zogu” dyshohet se përdorte metodat tashëm të zbatuara në qendrat estetike, të cilat nuk shfrytëzoheshin më për shërbimet që ofronin, po për takime të klientëve me prostitutat kundrejt pagesës.