Izet Mexhiti thotë se VLEN është favorit për të formuar Qeverinë: Për Levicën nuk kemi dilemë, jemi të hapur për të gjitha partitë tjera.

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nga VLEN ka bërë të ditur se koalicioni opozitar është i hapur të negociojë me të gjitha partitë politike, por ka anashkaluar Levicën, përcjell Nistori.

Mexhiti tha se të gjitha partitë tjera kanë deklaruar se janë të orientuara kah Evropa.

“Për Levicën nuk kam dilemë. Të tjerët, në parim janë të orientuar kah Evropa në programet e tyre. Kështu, jemi të hapur për bisedime me të gjithë të tjerët”, tha Mexhiti.

“Kësaj radhe nuk do t’i falet” – Mexhiti thotë se do të ndëshkohen vjedhësit e votave

Mexhiti nga koalicioni VLEN duke ndaluar te rasti i Likovës, tha se është një sinjal se vjedhësit e votës duhet të ndëshkohet dhe të përgjigjen para drejtësisë.

“Ky është apel që secili që do të ndërmerr një hap të tillë, kësaj radhe nuk do t’i falet, por do të ballafaqohet me drejtësinë”, tha Mexhiti.