Fillimisht do të më lejoni t’u uroj të gjithë të krishterëve ortodoksë për ringjalljen e Krishtit, t’u uroj të gjithë qytetarëve në Maqedoni dhe kudo në botë mirëqenie, paqe, dashuri, harmoni në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre. Këto janë ditët kur të krishterët ortodoksë festojnë ringjalljen e Krishtit, diçka që do të thotë shumë për ne, për të gjitha familjet. Dhe edhe një herë do të theksoj se këto janë ditë që duhet t’i kalojmë në harmoni dhe bashkim, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në përkujtimin e 121 vjetorit nga vdekja e Goce Dellçevit, të mbajtur në kishën e Shën. Spas, ku ndodhet varri i tij.

Njëkohësisht do të më lejoni të theksoj se ne sot në këtë vend adhurojmë veçanërisht për ne tradicionalisht të madhin maqedonas Goce Dellçev me dëshirën për bashkim kombëtar, bashkim shoqëror. Diçka që do të na duhet pas tetë majit. Diçka që duhet të jetë e domosdoshme pas datës tetë maj. Le të kthejmë shpresën. Të kthejmë shpresën se Maqedonia dhe qytetarët e Maqedonisë do të kenë sukses.

Kështu që edhe një herë do të më lejoni të shpreh respektin tim më të thellë personal për të madhin maqedonas Goce Dellçev në emrin tim dhe në emër të VMRO-DPMNE-së dhe në emër të Koalicionit “Maqedonia juaj”, theksoi Mickoski.