Çmimi i benzinave pas mesnate do të ulet për gjysmë denari ndërsa çmimi i naftës do të shtrenjtohet për 1 denarë, përcjell TV21. Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, një litër benzinë BS-98 do të shitet për 78,5 denar, një litër benzinë BS-95 do të shitet për 76,5 denarë, ndërsa nafta do të shitet për 73,5 denarë për litër. Çmimi i vajit ekstra të lehtë gjithashtu do të shtrenjtohet për 1,5 denarë, ndërkaq një litër do të kushtojë 73,5 denar.