Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Dega e Gollobordë në bashkëpunim me Klubin e Hendbollit “Enhalon” nga Struga dhe me mbështetjen e Organizatës Humanitare “Sveti Spas” nga Shkupi, Maqedoni dhuruan 50 pako për Vitin e Ri për fëmijët në Trebisht, zona e Gollobordës. Kënaqësi e veçantë është që për maqedonasit në Trebisht në zonën e Gollobërdës u dhuruan paketa për Vitin e Ri në bashkëpunim me Klubin e hendbollit “Enhalon” nga Struga, dhe donatorin e pakove të Vitit të Ri, Organizata Humanitare “Sveti Spas” nga Shkupi.

Bazuar në Memorandumin e nënshkruar për Bashkëpunim ndërmjet Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Klubit të Hendbollit “Enhalon” nga Struga. Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i shpreh mirënjohjen e saj z.Dejan Kosteski, kryetar i Klubit të Hendbollit “Enhalon” nga Struga, dhe një falenderim të madh dhuruesit të pakove të Vitit të Ri, Organizatës Humanitare “Sveti Spas” nga Shkupi, Maqedoni.